Solskjaer: Man Utd nuk ka nevojë për yje për të luftuar për titull

Futboll

Solskjaer: Man Utd nuk ka nevojë për yje për të luftuar për titull

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 08:34
Ole Gunnar Solskajer

Ole Gunnar Solskajer ka insistuar se Manchester United nuk ka nevojë të blejë yje të futbollit për të luftuar për titull.

Trajneri norvegjez mori drejtimin e skuadrës së Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Jose Mourinhon, i cili publikisht ankohej në mungesën e investimeve në tregun e transferimeve.

Solskjaer ka bërë që Manchester United të kthehet në rrugën e duhur, duke fituar nëntë nga dhjetë ndeshjet e zhvilluara deri më tani, duke nxjerrë më të mirën nga lojtarët si Paul Pogba, Anthony Martial, Jesse Linegard dhe Marcus Rashford.

45 vjeçari është pyetur të premten se për sa transferime ka nevojë Manchester United gjatë verës, por ai është përgjigjur se skuadra e tij nuk ka nevojë për të transferuar yje për t’u shpallur kampion të Premierligës.

“Mendoj se këto gjëra kanë të bëjnë me atë që jemi. Nëse çdo lojtar mund të përmirësohet me një ose dy për qind, nuk ka të bëjë me X shumën e lojtarëve”, ka deklaruar Solskjaker.

“Ai duhet të jetë i duhuri, dhe një që përshtatet. Personaliteti duhet t’i përshtatet ekipit”.

“Nuk është se blerja e një super ylli do të rregullojë gjërat dhe ne do të shkojmë sfida për një nga katër të parët për të qenë kampion pastaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat