Sot luhet derbi i Madridit, ja formacionet e mundshme

Futboll

Sot luhet derbi i Madridit, ja formacionet e mundshme

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 09:32
Ilustrim

Me fillim nga ora 16:15, sot në La Ligën spanjolle do të zhvillohet superderbi Madrilen.

Skuadra e Atletico Madridi-t do ta presë në shtëpi, skuadrën mbretërore, atë të Real Madridit, në një ndeshje e cila mund të vendos shumë në ecurinë e të dyja skuadrave drejt rivalitetit për tu shpalluar kampion me skuadrën e Barcelonës.

Reali nuk di për fitore në La Liga kundër Atleticos që nga viti 2016, kur kishte triumfuar atë kohë 0-3 në “Vincente Calderon”, me het-trik nga ana e Cristiano Ronaldos.

Katër ndeshjet e fundit pas atij triumfi, janë ndarë barazim deri më tani.

Në tabelë Atletico Madrid gjendet në vendin e dytë, me 2 pikë më shumë se Real Madridi dhe 6 pikë më pak se lideri Barcelona.

Formacionet e mundshme për këtë ndeshje janë:

Atletico Madrid:

Oblak; Arias, Gimenez, Godin, Lucas Hernandez; Koke, Thomas, Rodri, Saul; Griezmann, Morata

Real Madrid:

Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Reguilon; Casemiro, Modric, Kroos; Bale, Benzema, Lucas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat