Bayern dhe Arsenal në garë për bomberin e Lillë

Futboll

Bayern dhe Arsenal në garë për bomberin e Lillë

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 09:52
Nicolas Pepe

Nicolas Pepe pritet ta vazhdojë karrierën diku tjetër pas përfundimit të sezonit.

Sipas asaj që raporton Le10Sport, për Pepen janë duke u interesuar shumë skuadra, ndërsa garës është duke i pri skuadra gjermane, Bayern Munich.

Anësori i Lilles është një ndër talentet më premtues në Evropë, i cili ka shënuar 16 gola në 23 ndeshje në Ligue 1 këtë edicion.

Manchester City, Barcelona dhe Arsenali janë gjithashtu duke u interesuar për 23-vjeçarin, i cili pritet të kushtojë rreth 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat