Juventusi nuk heq dorë nga mesfushori i Realit të Madridit. Agjentët e Juventusit do të jenë në Madrid sot për të ndjekur derbin e qytetit midis Atleticos dhe Realit.
Lajmi është konfirmuar nga La Stampa teksa qëllimi kryesor për afrimin e Iscos është muaji qershor athherë kur hapet dhe merkato e verës.
Me ardhjen e Santiago Solarit te Los Blancos ylli spanjoll nuk ka luajtur pothuajse aspak duke qëndruar në stol. Vetë lojtari ka patur pakënaqësi dhe vera mund ta gjejë atë në Torino.