Feronikeli në gjysmëfinale, Ferizaj pasojat e vonesave...

Futboll

Feronikeli në gjysmëfinale, Ferizaj pasojat e vonesave...

Nga: K. Goca Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 14:56
Feronikeli në gjysmëfinale, Ferizaj pasojat e vonesave...

Feronikeli nga Drenasi është kualifikuar në gjysmëfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Në stadiumin në Ferizaj, që gjendet prapa palestrës “Bill Klinton”, Feronikeli ngadhënjeu me rezultat 1:0 fal golit të Kastriot Rexhës në minutën e 21-të.

Ferizaj bartë pasojat e vonesave në përgatitje, pasi që nuk kishte më shumë se 8-9 stërvitje dhe e gjitha shkaku i krizës financiare dhe derisa u riorganizuan. Feronikeli me plot meritë vazhdon më tutje dhe janë ndër favoritët për të fituar Kupën.

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, është i kënaqur pr kualifikim, kurse djelmoshat e trajnerit Bylbyl Sokolit dhanë maksimumin, por nuk ia dolën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat