Ditë e keqe për Paçaradën

Futboll

Ditë e keqe për Paçaradën

Nga: K. G. Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 17:00
Pamje nga ndeshja

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me ekipin e Sandhausenit, patën ditë të keqe, ku u mundën në udhëtim me rezultat 2:0 nga Union Berlini. Andersson (11’) e Gogia (87’) shënuan për fitoren e Union Berlinit. 

Futbollisti shqiptar u paraqit standard, por nuk ia dolën të shkëpusin një pikë që i duhej shumë në luftë për ekzistencën në Bundesliga II. Pas 21 jave Union Berlini renditet në vend të tretë me 37 pikë, kurse Sandhausen është i 16-ti me 16.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat