Real fuqi për Atletico Madridin! Një i skuqur

Futboll

Real fuqi për Atletico Madridin! Një i skuqur

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 18:06
Pamje nga ndeshja

Real Madridi kësaj radhe dëshmoi se është fuqi për Atletico Madridin! “Mbretërit” si mysafirë triumfuan me rezultat 3:1 ndaj Atleticos, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Wanda Metropolitano”, në praninë e 67752 shikuesve.

Në minutën e 16-të, braziliani Casemiro nga afërsia me volej shënoi për 0:1, por Antoine Griezmann barazoi shifrat. Mbrojtja e Realit e përgjumur dhe Antoine Griezmann i vetmuar me portier shënon për 1:1 në minutën e 25-të. Në minutën e 42-të, Sergio Ramos nga penalltia ka qenë i saktë dhe kaloi në epërsi me 1:2 Realin. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 74-të, Garethn Bale vulos fitoren e Realit me 1:3, fal asistimit të Luka Modriç.  Pas 23 jave në kampionat spanjoll.

Real Madridi ngritët në vend të dytë me 45 pikë, ka një më shumë se Atletico që bie një pozitë më poshtë. Duhet theksuar se në minutën e 80-të, Thomas u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve, duke lënë me një lojtar me pak Atleticon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat