Ramadani dhe Muçolli titullarë, Vejle fitore bindëse në kampionat

Futboll

Ramadani dhe Muçolli titullarë, Vejle fitore bindëse në kampionat

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 18:29
Ramadani dhe Muçolli titullarë, Vejle fitore bindëse në kampionat

Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli, kanë qenë titullarë sot në fitoren që Vejle skuadra ku ata aktivizohen ka arritur kundër Senderiskes, e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit danez.

Dy mesfushorët shqiptarë që kanë lujatur afër njëri-tjetrit në fushë dhe kanë ndihmuar ekipin e tyre të marrë trepikëshin në luftën për mbijetesë. Skuadra e Vejles ka arritur një triumf të pastër 2:0, të cilën e kanë vulosur që në pjesën parë, në vetëm 4 minuta (20, 24).

Ramadani ka luajtur gjithë 90 minutëshin, ndërsa Muçoli është zëvendësuar në minutën e 69-të nga trajneri.

Kujtojmë që Ylber Ramadani me Kombëtaren deri më tani ka luajtur 4 ndeshje, ndërsa  19-vjeçari, Muçoli është aktivizuar me Shpresat në tre ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat