Ylli i Interit pranon rinovimin, nënshkruan deri më 2023

Futboll

Ylli i Interit pranon rinovimin, nënshkruan deri më 2023

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Interi ka arritur akordin me Milan Skriniar për rinovimin e kontratës deri në vitin 2023.

Vetëm firmat mungojnë, por siç shkruan “Corriere dello Sport”, tani duhet të konsiderohet një marrëveshje e përfunduar.

Shkrinar do të ketë rritje të rrogës në 1.7 milion euro në sezon deri në 3 milionë euro plus bonuse.

Interi i ka siguruar një pozicion edhe më të fortë mbrojtësit, sepse marrëveshja e re nuk parashikon asnjë klauzolë largimi.

Klubi absolutisht nuk e donte dhe sllovaku nuk kërkoi për ta vendosur atë, duke e bërë më të fortë këtë marrëdhënie mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat