Panucci godet keq futbollistin nga Kosova: Për mua nuk është i “gjallë”

Futboll

Panucci godet keq futbollistin nga Kosova: Për mua nuk është i “gjallë”

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 23:48
Cristian Panucci

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Cristian Panucci, i ftuar në emisionin “Zona Gol” në Supersport, ka folur rreth problemeve të shumta të kombëtares kuqezi gjatë vitit 2018.

Panucci në këtë emision ka folur për përvojën e tij si trajneri i Shqipërisë dhe problemet që e kishin përcjellur deri më tani.

Nuk mund të mungonte edhe çështja e futbollistit nga Kosova, Loret Sadiku, i cili tashmë ka kthyer mendjen për të veshur fanellën e përfaqësuesës së Kosovës para asaj së Shqipërisë.

“Loret Sadiku-n unë e grumbullova, e telefonova, më tha që do të mendohem dhe më pas nuk u bë i gjallë, dhe sigurisht për mua futbollistët që nuk duan të luajnë për kombëtaren, për mua është punë e kryer. Duhen shqiptarë të vërtët, që të jenë serioz , që e duan Shqipërinë dhe dëshirojnë të shkojnë në Evropë, pra nuk dua të punojë me ata shqiptarë”, ka deklaruar Panucci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat