Spalletti: Duhet qartësuar situata e Icardi

Futboll

Spalletti: Duhet qartësuar situata e Icardi

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 00:02
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti është dukur shumë i lumtur pas fitores ndaj Parma, por ai kishte edhe një shqetësim të madh.

Spalletti ka lëvduar paraqitjet e Ivan Perisic dhe Radja Nainggolan, por ka bërë thirrje që skuadra të ulet dhe të diskutojë me Mauro Icardin.

“Nuk kam krijuar ndonjë problem për Icardin. Problemet duhet të qartësohen, sepse kur i lë gjërat, ato mund të interpretohen në çdo formë” ka thënë Spalletti pas ndeshjes,.

“Njerëzit kanë thënë shumë gjëra, dhe tani është koha që të ulemi dhe të bisedojmë për diçka që e kemi shmangur tash e një kohë” ka thënë ndër të tjerash trajneri i ‘zi kaltërve’.

Fitorja e Inter ndaj Parmas ishte e para pas tri ndeshjeve për skuadrën nga Milano. Kjo fitore erdhi fal golit të Lautaro Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat