Solari ka disa lëvdata për Bale

Futboll

Solari ka disa lëvdata për Bale

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 08:32
Bale

Fitorja e mbrëmshme e Real Madrid duket  kundër Atletico Madrid, duket se ka ngjallur shpresë në kampin e Los Blancos.

Deklaratat e trajnerit Santiago Solari pas kësaj ndeshje ishin shumë ambicioze, sa i përket garës për titullin.

Por, trajneri ka vazhduar tutje edhe me komentet për lojtarët, ku veçanërisht foli për Garreth Bale dhe golin e tij të shënuar, që ishte i 100-ti në fanellën e ‘mbretërve’.

“Ai u fut shumë i lumtur në dhomën e zhveshjes, ishte i lumtur me golin” ka thënë Solari në konferencën pas ndeshjes.

“Ai ndihmoi në epilogun e takimit sepse gjithçka ishte e hapur deri në atë pikë. Por, falë golit të tij, ndeshja u mbyll. Ai është shumë i mirë” ka thënë tutje trajneri i madrilenëve.

Kujtojmë se Bale ka shënuar gjashtë gola në La Liga në 18 ndeshje, nga të cilat 15 si startues. Në të gjitha kompeticionet, uellsiani ka shënuar plot 12 herë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat