Futbollistët me logo bastesh sportive në Shqipëri, administratori nën hetime - Bota Sot
Futbollistët me logo bastesh sportive në Shqipëri, administratori nën hetime

Futboll

Futbollistët me logo bastesh sportive në Shqipëri, administratori nën hetime

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Policia e Shqipërisë ka proceduar penalisht administratorin e një ekipi futbolli të Superligës.

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj G.V., 30 vjeç, banues ne Krujë, administrator i një ekipi futbolli të Superligës.

Kjo pasi gjatë së shtunës në stadiumin “Selman Stermasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes së superligës është konstatuar se në fanellat e lojtarëve të ekipit që ky shtetas është administrator ka pasur logo reklamuese të një shoqërie bastesh sportive, në kundërshtim me ligjin që ndalon këtë aktivitet.

Gjithashtu, policia njofton se po kryhen verifikime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga Kodit Penal edhe për vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Futbollit prezent në këtë ndeshje.

Ai akuzohet se ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...