Vetëm 48 orë nga përfundimi i afatit kalimtar dimëror në Maqedoni, Renova e Xhepçshtit në radhët e veta ka sjellë edhe dy përforcime. Bëhet fjalë për Muhamed Useinin i cili është rikthyer te Renova pas 18 muajve qëndrimi në ekipin e Flamurtarit të Vlorës. Me “gjipspunuesit” ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, ndërsa pa dyshim se me afrimin e këtij të fundit, Renova ka përfituar shumë cilësi në mesfushë. Useini pjesë e Renovës ishte në dy periudha të ndryshme, ndërsa pikërisht verën e vitit 2016-të nga kjo skuadër ishte larguar drejt Flamurtarit. Një përforcim tjetër në kë skuadër është edhe portieri Urosh Gjuriq i cili vjen nga Dinamo e Vranjës. Me këto dy përforcime ekipi i Renovës përfundimisht e mbyll kë afat kalimtar të dimëror pasi ka sjellë gjithsej 9 futbollist.