Vëllaznimi rrëzon kampionin në fuqi në një ndeshje të nxehtë

Futboll

Vëllaznimi rrëzon kampionin në fuqi në një ndeshje të nxehtë

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 14:50
Tun Bardhoku

Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova befasoi për të mirë të gjithë, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Në ndeshjen që u zhvilluan në stadiumin në Gjakovë, në një atmosferë madhështore por edhe herë - herë me tensione, gjakovarët triumfuan me rezultat 1:0 ndaj Dritës nga Gjilani, kampion në fuqi.  

Autor i golit është Tun Bardhoku pikërisht në minutën e 42-të. Drita bëri përpjekje të pareshtura deri në fund, por dot që t’ia arrijnë që ta barazojnë rezultatin!  Gjakovarët festojnë kualifikimin.

Në finish të takimit u ndërpre takimi për pak minuta, për shkak se tifozët “Kuqezinjtë e Jakovës” dhe “Intelektualët” gati sa u përplasen mes vete, por fal ndërhyrjes së policisë gjithçka u evitua. Vëllaznimi shkoi më tutje, kurse Drita u eliminua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat