Rashica shënon dy gola, hero i fitores bindëse të Werderit

Futboll

Rashica shënon dy gola, hero i fitores bindëse të Werderit

Nga: K. Goca Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 15:46
Rashica shënon golin e parë

Werderi nga Bremeni e deklasoi me rezultat 4:0 Augsburgun, në ndeshjen e javës së 21-të në Bundesliga I. Reprezentuesi i Kosovës është hero i Werderit. Ai shënoi dy gola brenda 28 minutave. Rashica në minutën e pestë, mori një top dhe në stilin e tij, futet brenda 16-shit, duke mashtruar një mbrojtës dhe goditi topin, ku e fërfëlloi në rrjetë, 1:0. Në minutën e 27-të, Eggestein shton epërsinë në 2:0, por pas një minute (28'), Rashica i shpejt si rrufe, kalon një nga një lojtarët, ai futet në 16-sh dhe nga një pozitë jo aq e përshtatshëm, nga rreth 13 metra shënon gol të bukur në këndin e majtë të portës rivale, 3:0. Rashica është zëvendësuar në minutën e 36-të dhe ishte prej me të merituarve për fitoren bindëse.  

Në minutën e 83-të, Mohwald vulosi fitoren 4:0.  Werderi renditet në vend të dhjetë me 30 pikë, kurse Augsburg është i 15-ti me 18 sosh. Duhet theksuar se Rashica deri me tani ka realizuar 4 gola në Bundesliga I.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat