Pikë të mëdha për Tottenhamin, Vardy humb penalltinë

Futboll

Pikë të mëdha për Tottenhamin, Vardy humb penalltinë

Nga: K. Goca Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 16:18
Ilustrim

Tottenham shënoi fitore të madhe me rezultat 3:1 ndaj Leicester Cityt, në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League. Futbollisti Davinson Sanchez kaloi në epërsi vendasit në minutën e 33-të, kurse Jamie Vardy i Leicesterit shpërqendroi rastin më të mirë në minutën e 60-të, i cili nga penalltia nuk u tregua i saktë. Në minutën e 63-të, Christian Eriksen shton epërsinë (2:0). Ai shënoi gol të bukur nga rreth 18 metra. Mysafirët ngushtuan rezultatin me golin e James Vardy në minutën e 76-të. Në fund të takimit, spursat thelluan fitoren në 3:1 duke iu falënderuar Son Heung-Min. Totenham fiton tri pikë të mëdha dhe ruan hapin për titull. Ata renditen në vend të tretë me 60 pikë, kurse Leicester City është i 12-ti me 32.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat