Trepça ’89 eliminon Prishtinën

Futboll

Trepça ’89 eliminon Prishtinën

Nga: K. Goca Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 17:52
Trepça ’89 eliminon Prishtinën

Trepça ’89 nga Mitrovica triumfoi me penallti me rezultat 5:4 kundër Prishtinës, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 u karakterizua me lojë shumë të mirë, me dominimin e prishtinasve dhe me një mori raste të parealizuara në stadiumin “Fadil Vokrri në Prishtinë. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 0:0, por as vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën ndryshim rezultati. Plot 120 minuta pa gola dhe penalltitë përcaktuan fituesin. 

Më i merituari për këtë sukses të “Minatorëve” është portieri Arben Beqiri, i cili e priti penalltinë e gjuajtur nga Arbër Hoxha, ndërsa më herët kapiteni Armend Dallku e qëlloi tërthorësen.

Për Trepçën ’89 shënuan Renato Hyshmeri, Elton Basriu, Ylber Maloku, Gëzim Rusi dhe Franck Herman, ndërsa dështoi vetëm Orges Gava. Për Prishtinën shënuan: Armend Thaçi, Alen Jasharoski, Ergyn Ahmeti dhe Mario Morina.

Trepça '89 ka qenë më e mirë dhe kualifikohet.  Në gjysmëfinale janë kualifikuar: Trepça '89, Feronikeli, Ballkani, Vëllaznimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat