Ademi shënon në fitore, Lenjani në barazim

Futboll

Ademi shënon në fitore, Lenjani në barazim

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 18:16
Lenjani

Futbollisti shqiptar Kemal Ademi është prej me të merituarve për fitoren e madhe të skuadrës së Xamaxit me rezultat 2:1 në duel me Luzernin, në ndeshjen e javës së 20-të të Kampionatit të Zvicrës. Ademi u tregua i jashtëzakonshëm, sidomos në minutën e 25-të, i cili e mposhti portierin Zibung. Në minutën e 40-të, Nuzzolo thelloi epërsinë, por Schulz ngushtoi humbjen në 2:1 në minutën e 80-të.  Tre shqiptarë luajtën titullarë për Xamaxin, Ademi, Arbenit Xhemaili dhe Arbër Fejzullahu, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 80-të. Nga ana tjetër Shkëlqim Demhasaj, reprezentues i Kosovës u paraqit nga minuta e 64-të por të pafat që të nxjerrin një pikë në këtë sfidë. Fejzullahu është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 42-të.

Luzern renditet në vend të gjashtë me 25 pikë, ka nëntë më shumë se Xamaxi i fundit (i dhjeti).

Sioni si vendas barazoi me rezultat 2:2 me Luganon, në një ndeshje mjaft interesante. Reprezentuesi i Shqipërisë, Ermir Lenjanin shënoi për Sionin.  Në minutën e 25-të, Lenjani barazoi rezultatin 1:1, i cili nga afërsia se pati të vështirë të shënoi. Për vendasit shënuan: Lenjani (25’), Ndoye (90+4’) dhe për mysafirët: Gerndt (10’), Sabbatini (77’). Lenjani e Pajtim Kasami u paraqitën të plotë, kurse Burim Kukeli nga minuta e 72-të. Kasami u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 55-të, kurse për Luganon u paraqit Valon Fazliu nga minuta e 54-të, kurse shtatë minuta më vonë u ndëshkua me karton të verdhë. Fazliu asistoi në golin e barazimit (77’), kurse Armando Sadiku u inkuadrua nga minuta e 75-të për Luganon.

Liga e Zvicrës

Sioni-Lugano     2:2

Baseli-St. Gallen 1:1

Zurich-Grashoppers        3:1

Xamax-Luzern   2:1

Thun-Young Boys    1:1

Tabela

1. Young Boys    20   17   2     1     53

2  Basel 20   9     7     4     34

3. Thun 20   9     5     6     32

4. Zurich      20   7     7     6     28

5. St. Gallen 20   8     3     9     27

6. Luzern      19   8     1     10   25

7. Sion   19   6     4     9     22

8. Lugano    20   4     8     8     20

9. Grasshoppers 20   5     2     13   17

10. Xamax    20   3     7     10   16

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat