Aguero befasohet nga gjyqtari i ndeshjes, Man City – Chelsea

Futboll

Aguero befasohet nga gjyqtari i ndeshjes, Man City – Chelsea

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 00:15
Mike Dean dhe Sergio Aguero

Manchester City e mposhti 6 me 0 Chelsean në kuadër të Premierligës.

Manchester City e demoloi Chelsean në kuadër të javës së 26-të në Premierliga.

Qytetarët vazhduan me fitore në ligën e Anglisë, për t’i mbajtur gjallë shpresat për ta mbrojtur titullin.

Sergio Aguero ishte lojtari i ndeshjes, pas het-trikut të realizuar ndaj Chelsea.

Si lojtar i ndeshjes, sulmuesit argjentinas i takoi topi që ta merrte me vete, ndërsa Mike Dean bëri një veprim qesharak.

Gjyqtari i ndeshjes e futi topin nën fanellën e tij, duke bërë një shaka të bukur me Agueron, ndërsa atë moment mund ta shikoni më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat