Labinot Kabashi po e përjeton ‘ferrin’ te Barcelona

Futboll

Labinot Kabashi po e përjeton ‘ferrin’ te Barcelona

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 08:21
Labinot Kabashi

Labinot Kabashi po vuan nga lëndimet te Barcelona.

Pak ditë para rikuperimit të tij nga lëndimi, Labinot Kabashi është lënduar përsëri.

Talenti kosovar që luan në grupmoshat e reja te skuadra katalonase, është lënduar qysh në ndeshjen e parë nga rikthimi prej lëndimit.

Lëndimi në ligamentet e gjurit, e ka detyruar Labinot Kabashin që të rikthehet sërish në sallën e operacionit.

Mediat katalonase bëjnë të ditur se talenti kosovar ka një vullnet të madh, gjë që është për tu befasuar, pasi lëndimi i dytë mund ta demotivojë një lojtar.

Kabashi do të bëhet 19-vjeçar në fund të muajit shkurt, ndërsa ecuria e tij te Barcelona ka qenë tejet e mirë deri në momentin e lëndimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat