Pas shkarkimit të Duros, flet Bekim Isufi - Bota Sot
Pas shkarkimit të Duros, flet Bekim Isufi

Futboll

Pas shkarkimit të Duros, flet Bekim Isufi

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 16:17
Bekim Isufi

Shpëtim Duro nuk është më trajner i skuadrës kampione, FC Drita.

Trajneri i mirënjohur shqiptar, ka dhënë dorëheqje pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, të cilën kryesia e klubit e ka pranuar.

Media gjatë ditës ka raportuar për situatën në skuadrën kampione dhe sipas burimeve të redaksisë, Ardian Nuhiu do të udhëheqë skuadrën deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi.

Arsyeja e largimit të Duros është për shkak se objektivi i vetëm ishte fitimi i Kupës së Kosovës, që dërgonte skuadrën në garat evropiane, por humbje ndaj Vëllaznimit bëri që ish trajneri i Skenderbeut dhe klubi gjilanas të ndanjë rrugët.

Media ka kontaktuar me ish trajnerin e Dritës, Bekim Isufi, i cili ka deklaruar se është shumë i qetë dhe se lajmin për largimin e Duros e ka kuptuar vetëm disa orë më parë.

“Unë lajmin për largimin e trajnerit Duro, e kam kuptuar vetëm disa orë më parë. Mendoj që  është një vendim i arsyeshëm, këto gjëra ndodhin në futbollin kosovar”, ka deklaruar Isufi.

I pyetur se a është kontaktuar nga drejtuesit e klubit, ai ka thënë se nuk është kontaktuar dhe se që nga largimi nuk ka pasur kontakte.

“Nuk më kanë kontaktuar dhe jam shumë i qetë, dhe nuk do të rikthehem”, tha Isufi.

Ai tutje shtoi se Drita ishte e pa fat dhe kishte raste më shumë se sa Vëllaznimi, por që skuadra gjakovare kishte dëshirën më të madhe.

Kujtojmë se Drita nën udhëheqjen e Bekim Isufit u shpall kampion i Kosovës, skuadër me të cilën e kishte fituar edhe si lojtar në vitin 2003.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...