Ylli i Chelseat abuzohet nga fansi – reagimi i tij është klas - Bota Sot
Ylli i Chelseat abuzohet nga fansi – reagimi i tij është klas

Futboll

Ylli i Chelseat abuzohet nga fansi – reagimi i tij është klas

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 17:11
Chelsea

Chelsea u poshtërua totalisht në “Etihad”, të dielën pasdite.

Manchester City e gjeti veten në avantazh 4-0 pas vetëm 25 minutave lojë, derisa ndeshja përfundoi me rezultat 6-0.

Pas këtij rezultati, “Të Kaltërit” pësuan rënie nga vendi i katërt, në të gjashtin në tabelën e Premier Leagues.

Sidoqoftë, pas ndeshjes, disa prej lojtarëve të Chelseat u afruan te fansat dhe i duartrokitën.

Antonio Rudiger ishte ai që qëndroi më gjatë se të tjerët në fushë.

Gazetari, Oliver Harbord postoi një video ku shihet Rudiger duke folur me fansat, pas ndeshjes.

Mbrojtësi kaloi një kohë të konsiderueshme në tribuna, por çfarë u tha në shkëmbimin e tij me fansat?

Epo, një fans i Chelseat e ka treguar tërë ngjarjen.

Ai shpjegoi se Rudigeri u afrua për të kërkuar falje te fansat, por u abuzua nga njëri prej mbështetësve të skuadrës.

Mbrojtësi pastaj i tha atij: “Unë erdha këtu të kërkoj falje, qëndro para meje nëse dëshiron të thuash diçka!”

25-vjeçari pastaj i dhuroi fanellën një fëmiu. Klas nga gjermani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...