Hugo Lloris ka një kërkesë para ndeshjes me Dortmund - Bota Sot
Hugo Lloris ka një kërkesë para ndeshjes me Dortmund

Futboll

Hugo Lloris ka një kërkesë para ndeshjes me Dortmund

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 19:18
Hugo Lloris

Para ndeshjes së Ligës së Kampionëve në mes të Tottenham dhe Dortmund, portieri i skuadrës angleze ka një kërkesë.

Francezi Hugo Lloris ka bërë thirrje tek tifozët që do të jenë të pranishëm në ‘Wembley’ që t’i japin një shtysë të madhe skuadrës së tij.

Dortmund është një nga skuadrat me formën më të mirë në top pesë ligat evropiane, dhe Lloris është në dijeni për vështirësitë që do t’i ketë skuadra e tij.

Kështu, ai ka kërkuar edhe ndihmën e atyre që konsiderohen si lojtari i 12-të, pra ndihmën e tifozëve.

“Ne kemi nevojë që stadiumi të na shtyjë përpara, të na ndihmojë – në disa momente është e vështirë të përballesh me ‘Wembley’, por shpresoj, në këtë ndeshje ne do të pranojmë ndihmë nga turma” ka thënë Lloris për ‘Telegraph’.

Ndeshja mes Tottenham dhe Dortmund do të jetë nga më interesantet pas atyre mes Man Utd- PSG dhe Bayern – Liverpool.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...