Kante flet pas humbjes turpëruese të Chelsea nga Man City - Bota Sot
Kante flet pas humbjes turpëruese të Chelsea nga Man City

Futboll

Kante flet pas humbjes turpëruese të Chelsea nga Man City

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 19:19
N’Golo Kante

N’Golo Kante ka folur rreth humbjes turpëruese që Chelsea ka pësuar ndaj Manchester City, me rezultatin 6:0.

Kante ka bërë thirrje që të skuadra të mësoj nga kjo humbje, në mënyrë që disfata të tilla të mos ndodhin kurrë më.

Kjo ishte disfata e katërt e Chelsea në tetë ndeshjet e fundit, përfshirë edhe atë 4:0 ndaj Bournemouth.

“Është e vështirë të shpjegohet. Ata ishin superior. Ishte dështim kolektiv” ka thënë Kante për faqen zyrtare të Chelsea.

“Ata ishin më të mirë që nga minuta e parë deri në fund, dhe ata bën diferencën në minutat e para të pjesës së parë. Ishte shumë e vështirë të ktheheshe nga ajo” ka thënë tutje francezi.

“Është zhgënjim i madh për të reaguar. Është e vështirë të pranosh një humbje kaq të thellë, por ne kemi shumë ndeshje në vazhdim. Duhet ta mbajmë kokën lartë dhe të shpresojmë për rezultate të mira në fund të këtij sezoni” ka thënë fituesi i Kupës së Botës me Francën.

Pas kësaj humbje të tmerrshme, Chelsea tani janë në pozitën e gjashtë në Premierligë, me një pikë më pak se United që janë në vendin e katërt. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...