Nuk do ta besoni si e ka quajtur Munishi gjyqtarin

Futboll

Nuk do ta besoni si e ka quajtur Munishi gjyqtarin

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 20:04
Ismet Munishi

Ismet Munishi ka vazhduar të shkaktojë situata kundërthënëse, pas kualifikimit të Vëllaznimit në gjysmë-finale të Kupës së Kosovës.

Tekniku i skuadrës gjakovare e shëndrroi veten në protagonist për arsye të gabuara, në përballjen me Dritën, të shtunën, në kuadër të çerek-finales së Kupës së Kosovës.

Munishi u përjashtua nga gjyqtari kryesor në këtë takim, për shkak të protestave të vazhdueshme.

Ish-tekniku i Llamkos Kosovës ka vazhduar me sjellje kundërthënëse edhe sot, duke e quajtur gjyqtarin, Gramoz Shala, “papak”.

“E dua këtë lojë. E dua Gramoz papakin gjithashtu,” ka shkruar Munishi në profilin e tij në Facebook.

Ai tani mund të përballet me ndonjë dënim eventual nga Komisioni Diciplinor i FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat