Zyrtare: Ramsey është i Juventusit - Bota Sot
Zyrtare: Ramsey është i Juventusit

Futboll

Zyrtare: Ramsey është i Juventusit

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 20:28
Aaron Ramsey

Edhe zyrtarisht, Aaron Ramsey është lojtar i Juventusit

28-vjeçari do t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër” në korrik të vitit 2019, menjëherë pasi t’i skadojë kontrata me Arsenalin, më 30 qershor.

Lajmi është bërë i ditur nga Juventusi përmes faqes zyrtare.

Juve gjithashtu ka treguar se Ramsey ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, që do ta mbajë atë te klubi nga Torino deri më 2023.

Ramsey është transferuar te klubi nga Serie A me parametra zero, por si rezultat i regjistrimit të lojtarit, Juventusi vetëm do të paguajë 3.7 milionë euro, pagesë që do të bëhet deri më 10 korrik.

Ramsey ka luajtur 259 ndeshje me Arsenalin, duke shënuar 61 gola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...