Florentino Perez: Pse të blej sulmues kur Karim Benzema është më i miri në botë

Futboll

Florentino Perez: Pse të blej sulmues kur Karim Benzema është më i miri në botë

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 00:52
Karim Benzema

Presidenti i Real Madrid , Florentino Perez, ka thënë se Real Madridi nuk ka nevojë të nënshkruajë me një sulmues të ri, pasi e ka Karim Benzema që është më i miri në botë.

Perez ka treguar gjithashtu se politika aktuale e transferimit të Los Blancos është të blejë lojtarë të rinj dhe premtues.

“Unë insistoj që ne kemi skuadrën më të mirë në botë dhe titujt na mbështesin për këtë. Ne nuk do të shpenzojmë për hir të shpenzimeve”.

“Kam lexuar dhe dëgjuar në disa media për vitet që Madridi duhet të nënshkruajë me një sulmues kur realiteti tregon qartë se Karim Benzema është më i miri sulmues në botë”.

“Ajo që ne bëjmë, në çdo rast, është të sjellë lojtarë shumë të rinj, të cilët do të jenë yjet e së ardhmes, si Vinicius [Junior] ose Rodrygo [Goes] , i cili ishte kandidat për Trofeun e Kopa-s”.

Perez e ka lavdëruar edhe Luka Modicin që e ka fituar ‘Topin e Artë’.

Për fund Perez e vlerësoi presidentin e Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi për kontributin e tij në futbollin francez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat