Batatina: “A kanë fituar diçka këta analistat që nuk e llogarisin Llapin pretendent?”

Futboll

Batatina: “A kanë fituar diçka këta analistat që nuk e llogarisin Llapin pretendent?”

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 09:00
Tahir Batatina

Drejtori i Llapit, Tahir Batatina nuk pajtohet me analistët të cilët nuk e llogarisin Llapin pretendent për titullin e kampionit.

Ish trajneri i kësaj skuadre thotë se Prishtina dhe Feronikeli në ndeshjet e Digitalb Kupës nuk treguan se janë më të mirë se Llapi.

“Po mendoj që janë bërë shumë analista. A kanë fituar ndonjë trofe apo a kanë ndonjë sukses në karrierën e tyre që të bëjnë këtë vlerësim?

Ndoshta është më mirë të mos na llogarisin si pretendent, ne do të vazhdojmë punën tonë. Trajneri i ri Xhengiz Rexhepi, nuk e ka me çdo kusht të fitoj titullin. Ne i pamë në Kupë, Feronikelin e Prishtinën. Ato nuk treguan që janë më lartë se Llapi. Sa i përket blerjeve të reja jemi jashtëzakonisht të kënaqur” deklaroi Batatina për IO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat