Kastrati: Gjilani, në drithërimat e derbit më të madh në Kosovë - Bota Sot
Kastrati: Gjilani, në drithërimat e derbit më të madh në Kosovë

Futboll

Kastrati: Gjilani, në drithërimat e derbit më të madh në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 10:17
Ylber Kastrati

Si çdo skuadër tjetër në elitën e futbollit edhe Gjilani po përgatitet maksimalisht për pjesën e dytë të kampionatit, me pretendime që të janë sa më lartë në klasifikim. Në fakt, përgatiten edhe për derbin më të madh në vend, kundër Dritës. Gjilani është në vend të katërt me 27 pikë dhe e ndjen sado kudo veten të qetë për pjesën pranverore. Kapiteni i skuadrës së Gjilanit, Ylber Kastrati, ka deklaruar se janë përgatitur mjaft mirë dhe qysh sot janë të gatshëm për çdo sfidë. “Jemi në përfundim të përgatitjeve parasezonale dhe kjo fazë ka qenë e ndarë në tri pjesë. Një pjesë e kemi kaluar në bregdet për shkak të përshtatjes së klimës”, thotë Kastrati. Kapiteni mendon se skuadra e tij do të jetë edhe më e fortë në pjesën e dytë të kampionatit.

Image

“Ka ardhje të reja në klub dhe besoj që janë cilësore. Në ekipin tonë është shtuar cilësia dhe konkurrenca”, - theksoi ai. A mendoni se do të jeni më të fortë se në vjeshtë dhe a besoni se do të renditeni në tre-katër vendet e para? “Janë dy faktor që e rrisin nivelin e ekipit. Faza e dytë gjithmonë është më e nxehtë dhe më e luftuar. Jam i bindur që Gjilani sivjet është rritur në cilësi dhe është një Gjilan më i fortë se në fazën e parë. Do të luftojmë fuqishëm për çdo pikë”, përgjigjet futbollisti. 

Image

Të gjithë janë në pritje apo në drithërimat e derbit më të madh në vendin tonë, mes Gjilanit dhe Dritës.  Kastrati thotë se nuk kanë presion dhe as që do ta kishte quajtur kësisoj këtë derbi. “Nuk do ta kisha quajtur presion,  do e quaj vullnet, motiv, kënaqësi futbollistike dhe mesi presim ta luajmë derbin. Është një ndeshje që për nivelin e Kosovës rrallëherë përjetohet. Jemi të privilegjuar që e luajmë e që e kemi këtë derbi”, shprehet Kastrati. Një derbi që pritet më kërshëri të madhe dhe faktikisht sjellë emocione. Kastrati është prej futbollistëve që ka luajtur më së shumti në derbin mes Gjilanit dhe Dritës.  Sa herë takohen këta rival të mëdhenj, siç thuhet në zhargonin sportiv rivalët e përbetuar, edhe stadiumi është përplot shikues, shumë herë deri 10 mijë veta. Si gjithmonë tifozët “Skifterat” e Gjilanit dhe ata të Dritës “Intelektualët”, krijojnë atmosferë madhështore. “Është një hapje dhe një reklamë perfekte e Kampionatit të Kosovës.

Në Gjilan era derbi ka filluar që të vije e  gjithçka. Në qytet flitet vetëm për derbi, qyteti sportiv i Gjilanit jeton për këtë derbi. Normal këto dhe shumë të tjerë janë faktor motivues”, theksoi ai. Ju lojtar, më së shumti keni shijuar derbit e mëdhenj, si ndjeni? “Çdo herë, është si hera parë është një ndeshje që nuk i humb vlera kurrë sepse sa më shumë që e përjeton derbin aq më shumë ja din vlerën dhe aq më shumë dëshiron ta përjetosh. Vërtet është kënaqësi të jesh në at spektakël e në veçanti për mu të jem kapiten i ngjyrave kuq e bardh.

Vërtet është diçka që me fjalë nuk përshkruhet”, tha qendërmbrojtësi.  Tifozët “Skifterat!” janë edhe shpirti i FC Gjilanit dhe sigurisht se do të janë në numër rekord në derbin e madh. “Sa i përket tifozëve kuq e bardhë ‘Skifterave’, zëri i juaj në tribuna është motivi ynë në fushë, si gjithmonë të bashkuar ne bëjmë gjëra madhështore. Të bashkuar për një fillim të mbarë”, përfundoi Kastrati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...