Gjilani në pikëllim, ndahet nga jeta Osmani - Bota Sot
Gjilani në pikëllim, ndahet nga jeta Osmani

Futboll

Gjilani në pikëllim, ndahet nga jeta Osmani

Nga: K. G. Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 12:03
SC Gjilani në pikëllim, ndahet nga jeta Osmani

Klubi i futbollit Gjilani, dashamirët e sportit e më gjerë, janë të trishtuar e të pikëlluar me rastin e ndarjes nga jeta të tifozit Leonit Osmani. “SC Gjilani dërgon telegram ngushëllimi familjes së Leonit Osmanit dhe gjithë simpatizantëve të klubit ‘Skifterat’. E nderuara familje Osmani dhe anëtarë e simpatizantë të klubit, me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të anëtarit tonë besnik Leonit Osmani, ndaj përmes këtij telegrami u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë. Qoftë i përhershëm kujtimi për Leonitin"”, thuhet nga SC Gjilani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...