Trajneri Agron Selmani ka një porosi interesante se si duhet të veprojmë me futbollistët. “Përveç negociatave të përgjithshme me lojtarin, lojtarit i bëhet edhe një diagnostikimi i përgjithshëm i gjendjes shëndetësore por edhe i përgatitjes fizike dhe në bazën e rezultateve të fituara, atëherë mund të negociohet edhe për marrëveshjen përfundimtare lojtar-klub.
Megjithatë: Nëse klubi konsumon të gjitha informacionet e mundshme për gjendjen shëndetësore dhe fizike të lojtarit (të cilat mund të jenë edhe jo të kënaqshme apo dëshpëruese) dhe përkundër kësaj klubi arrin marrëveshje konkrete me lojtarin atëherë kjo është një marrëveshje e cila arrihet me vullnetin e mirë dypalëshe me interes reciprok duke e llogaritur edhe riskun mbi këtë marrëveshje!”, shkruan Selmani.