Ndeshjet e futbollit në Kosovë nën monitorimin e UEFA-s 

Futboll

Ndeshjet e futbollit në Kosovë nën monitorimin e UEFA-s 

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 14:10
Ndeshjet e futbollit në Kosovë nën monitorimin e UEFA-s 

Delegacioni i FFK-së, në përbërje Arianit Ahmeti, zv.sekretar i përgjithshëm dhe drejtor i zyrës ligjore, Ejup Osmani, zyrtar për integritet, Besim Kelmendi, prokuror i shtetit dhe Bajram Shabani, kapiten i policisë, kanë marrë pjesë në Nion në takimin me zyrtarët e UEFA-s, Nicholaus Raudenski, Peaker Graham dhe Massimiliano Michenzi. Gjatë këtij takimi u bisedua rreth rrjedhës së kampionatit, por edhe ndeshjeve të Kombëtares. Me këtë rast zyrtarët e UEFA-s kanë dhënë edhe disa këshilla për delegacionin e FFK-së lidhur me paralajmërimet rreth trukimit të ndeshjeve dhe dukurive tjera negative në futboll. Po ashtu, u bë e ditur se UEFA i ka angazhuar pesë kompani, të cilat bëjnë monitorimin e ndeshjeve dhe çdo parregullsi evidentohet të organet e saj. Sa i përket Kosovës këto kompani monitorojnë të gjitha ndeshjet e IPKO Superligës, Ligës së Parë, ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës si dhe ndeshjet e ekipit kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat