Dida: Nuk i kam dhënë asnjë këshillë - Bota Sot
Dida: Nuk i kam dhënë asnjë këshillë

Futboll

Dida: Nuk i kam dhënë asnjë këshillë

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 14:50
Dida: Nuk i kam dhënë asnjë këshillë

Nelson Dida, ish-portieri i Milan-it, ka zbuluar për "ECHO" se Alisson Becker i Loverpool-it është portieri më i mirë në botë, sipas mendimit të tij. 

"Kam patur mundësinë të shikoj cilësitë e tij që nga fillimi. Shihej qartë potenciali i madh që në fëmijëri. I lexonte shumë mirë skemat sulmuese të kundërshtarëve. Isha i bindur se do të bëhej një futbollist i madh", ka thënë Dida. 

"Nuk i kam dhënë asnjë këshillë të veçantë. I kam thënë vetëm që të jetë gjithmonë i përqendruar dhe i përfshirë në lojë edhe kur topi është larg. Kjo ndihmon shokët e ekipit që të jenë më të qetë dhe të kenë më shumë besim". 

Sipas Dida-s, puna e madhe e Alisson shikohet edhe te pjesa tjetër e repartit mbrojtës: "Liverpool ka pësuar vetëm 15 gola në Premier League dhe ka mbrojtjen më të mirë. Kjo ka ndodhur falë punës së ekipit, por besoj se prania e Alisson i jep më shumë besim mbrojtësve dhe  pjesës tjetër të skuadrës. Mendoj se është një nga më të fortët e Europës".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...