Ademi u dakordua që edhe FFK-ja ta ndihmojë realizimin e projektit në Han të Elezit - Bota Sot
Ademi u dakordua që edhe FFK-ja ta ndihmojë realizimin e projektit në Han të Elezit

Futboll

Ademi u dakordua që edhe FFK-ja ta ndihmojë realizimin e projektit në Han të Elezit

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 16:35
Ademi u dakordua që edhe FFK-ja ta ndihmojë realizimin e projektit në Han të Elezit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sot komunën e Hanit të Elezit, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Refki Suma si dhe nga kryetari i KF “Sharri”, Mixhait Kalisi. Së bashku me presidentin Ademi ishin edhe anëtari i KE-së, Ilaz Mjaku, zv.sekretari i përgjithshëm, Arianit Ahmeti dhe zyrtari për integritet, Ejup Osmani. Gjatë këtyre takimeve u diskutua për kushtet e infrastrukturës dhe kushtet e klubit Sharri, derisa u vizitua edhe vendi ku do të ndërtohet stadiumi i futbollit, i cili do të bëhet në saje të investimit të përbashkët të Ministrisë së Sportit, Ministrisë së Ambientit dhe Komunës së Hanit të Elezit, derisa presidenti Ademi u dakordua që edhe FFK-ja ta ndihmojë realizimin e këtij projekti me e mundësitë e saj. Gjatë vizitës në Han të Elezit, presidenti Ademi vizitoi edhe objektin e Komunës dhe varrezat e dëshmorëve të kësaj zone, derisa kryetari Suma në fund shtroi edhe drekë për delegacionin e FFK-së. Ademi e falënderoi kryetarin Suma për mikpritjen e ngrohtë dhe u ndje jashtëzakonisht mirë me atë çfarë pa gjatë kësaj vizite dhe për mbështetjen që i jep komuna klubit të futbollit “Sharri” dhe sportit në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...