Ky është vendimi për Ismet Munishin - Bota Sot
Ky është vendimi për Ismet Munishin

Futboll

Ky është vendimi për Ismet Munishin

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 17:38
Ky është vendimi për Ismet Munishin

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj trajnerit të KF Vëllaznimit, Ismet Munishi, për shkak të “sjelljeve jo sportive” në ndeshjen e Kupës së Kosovës ndaj Dritës. Munishi u përjashtua nga loja në ndeshjen e Kupës së Kosovës në futboll ndaj Dritës, takim të cilin e fitoi Vëllaznimi me rezultat 1:0.Këtë vendim, Komisioni i Garave i FFK-së e mori në mbledhjen e mbajtur sot.  “Inicim të procedurës disiplinore. Ndaj kryetrajnerit të KF ‘Vëllaznimi’, Ismet Munishi me nr lic UEFA ‘A’ 0282 (motivi – manifestimi i sjelljeve josportive, gjatë gjithë kohës ka reaguar dhe protestuar  në mënyrë  jo sportive pas çdo vendimi  të marre nga referi po ashtu gjatë largimit të tij ka pasur tensione të shikuesve vendas dhe mysafirë në ndeshjen e Digit Alb Kupës së Kosovës ndërmjet KF Vëllaznimi – FC Drita, e zhvilluar në Gjakovë më datë 10.02.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes”, thuhet në vendim”, thuhet nga FFK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...