Lajme të mira për trajnerin e Juves - Bota Sot
Lajme të mira për trajnerin e Juves

Futboll

Lajme të mira për trajnerin e Juves

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 19:15
Bonucci

Lajme të mira për trajnerin e Juves Massimiliano Allegri i cili ka rigjetur Leonardo Bonuccin që u stërvit rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës këtë të martë në qëndrën stërvitore në Vinovoa . Mbrojtësi i kombëtares italiane është rikuperuar në kohë nga dëmtimi në kavilje që pësoi në sfidën ndaj Lazios dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë i gatshëm për sfidën e mesjavës së ardhshme ndaj Atleticos së Madridit në Champions League. Mbetet për t’u parë nëse Allegri do ta rrezikojë Bonuccin në sfidën e të premtes në Serie A ndaj Frosinones. Trajneri i bardhezinjëve shpreson shumë që për sfidën e parë ndaj Los Colchoneros të rikuperojë dhe kapitenin Giorgio Chiellini për të patur në dispozicion të dy qëndërmbrojtësat titullarë në një sfidë që konsiderohet shumë delikate për vazhdimësinë e Juves në Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...