Scholes ka frikë nga... Mou: Mund të jetë gabimi më i madh i jetës sime

Futboll

Scholes ka frikë nga... Mou: Mund të jetë gabimi më i madh i jetës sime

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 00:51
Mourinho

Si është jeta nga ana tjetër barrikadës? Është e lehtë të kritikosh trajnerët kur luan ose kur ke një mikrofon në dorë, por gjithçka bëhet më e vështirë kur merr drejtimin e një ekipi. 

"Mund të jetë gabimi më i madh i karrierës sime, nuk e di. Ose gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Ka pasiguri në këtë profesion, për këtë nuk kam dyshime". 

Këto kanë qenë fjalët e legjendës së Manchester United, Paul Scholes, i cili është bërë trajneri i Oldham Athletic, skuadër e kategorisë së katërt të futbollit anglez. 

Gjithsesi, ai mund të shfrytëzojë lidhjet e rëndësishme që ka në botën e futbollit. Siç ka bërë të ditur "Daily Mail", Oldham do të mund të shfrytëzojë njohjet e Scholes në "Old Trafford", ndoshta për të huazuar ndonjë lojtar premtues nga miku i tij Nicky Butt, përgjegjës i moshave të United.  

Gjithashtu, ish-mesfushori do të ketë gjithmonë një derë të hapur: atë të studios së Sir Alex. "Jam i sigurt se bosi do të përgjigjet. Nuk do të hezitoj ta marr në telefon nëse do të më duhet ndihmë". Por Ferguson nuk është trajneri i vetëm me emër që do të ndjekë me vëmendje ecurinë e Oldham. Edhe pse, për ironi të fatit, situata është përmbysur. 

Scholes është trajner, ndërsa armiku i tij Mourinho është në televizor me një mikrofon në dorë. A do të shkojë "Special One" të shikojë ndonjë ndeshje të League Two? "Nuk e di nëse do të vijë të shikojë Oldham-in, por mendoj se do t'u hedhë një sy rezultateve. Gjithsesi, unë nuk i kam kursyer kritikat ndaj tij". 

Tani fjala i kalon fushës dhe ndoshta mund të kemi një përballje tjetër Scholes kundër Mou në role të kundërta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat