Milan mendon për kapitalin, PSG interesohet për mesfushorin kuqezi - Bota Sot
Milan mendon për kapitalin, PSG interesohet për mesfushorin kuqezi

Futboll

Milan mendon për kapitalin, PSG interesohet për mesfushorin kuqezi

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 06:25
Franck Kessie

Zemër, muskuj dhe frymë në shërbim të ekipit. Franck Kessie po konfirmon veten një lojtar i rritur në rrafshin taktik në skuadrën e Rino Gattuso. Në fakt, në sezonin me Milanin ka 2,357 minuta, emblemë në mesin e fushës, i pazëvendësueshëm për atë që jep dhe përshtatet mirë me ambicionet e klubit për t’u kapur zonën Champions në fund të sezonit. 

Merakto – Kessie u ble nga Atalanta për 32 milionë euro dy vite më parë, por 22-vjeçari nga Bregu Fildishtë ka karakteristika që shumë pak lojtarë të tjerë i kanë në Europë. Për këtë ka ngjallur interesin e Chelsea dhe Arsenal në Angli. Por, siç raporton Calciomercato.com, PSG është klubi që ka interes më serioz. Drejtori sportiv, Henrique Antero është një admirues i mesfushorit.

Situata - Duke parë bilancet e klubit do të vendoset edhe e ardhmja e tij. Aktualisht Kessie ka kontratë deri në vitin 2021 me Milanin dhe po vlerësohet një rinovim me një plan afatgjatë. Gjithsesi, situata e tij do të vlerësohet në muajt e ardhshëm dhe do të merret një vendim. Leonardo do të vlerësojë gjithçka me Gazidis dhe nëse në drejtim të tij vjen një ofertë mbi 30 milionë euro do të merret në konsideratë shitja e tij, duke parë edhe shpenzimet që janë kryer në janar për afrimin e Piatek dhe Paqueta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...