Tuchel: Ishte një fitore e merituar

Futboll

Tuchel: Ishte një fitore e merituar

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 06:56
Thomas Tuchel

Trajneri i Paris Saint Germian, Thomas Tuchel, është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Manchester United.

PSG, mori një fitore të rëndësishme prej 0-2 në ‘Old Trafford’ në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

“Mendoj se kemi luajtur një ndeshje të mirë. Ne ishim shumë të fokusuar, të balancuar, të kujdesshëm dhe agresivë nga njëra anë, por të relaksuar nga ana tjetër”, ka deklaruar Tuchel pas ndeshjes.

“Ne kontrolluam lojën çdo herë e më shumë, në sajë të strukturës sonë. Ne kemi humbur disa topa në pjesën e parë, por e dyta ishte shumë më e mirë”.

“Kjo ishte një fitore e merituar, por ne jemi vetëm në gjysmë të kohës në një lojë 180 minutëshe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat