Man Utd i shuhen shpresat për kalimin tutje në Ligën e Kampionëve, shikojeni çfarë ndodhi

Futboll

Man Utd i shuhen shpresat për kalimin tutje në Ligën e Kampionëve, shikojeni çfarë ndodhi

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 08:41
Manchester United u mposht mbrëmë nga PSG-ja

Manchester United u mposht mbrëmë nga PSG-ja në përballjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve.

Manchester United humbi 2 me 0 nga PSG-ja, ndërsa do ta ketë shumë të vështirë përballjen e dytë.

‘Djajtë e Kuq’ do të udhëtojnë pas dy javësh në ‘Parkun e Princave’, ku do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë, por që do të jenë pa tre lojtarë.

Manchester United do të jetë pa Paul Pogban, që u ndëshkua me karton të kuq, pasi pranoi dy karton të verdhë brenda ndeshjes.

Skuadra angleze gjithashtu do të jetë edhe pa Jesse Lingard dhe Anthony Martial që pësuan lëndime në fund të pjesës së parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat