Solari: Ja çfarë do t’u kërkoj lojtarëve për ndeshjen ndaj Ajaxit

Futboll

Solari: Ja çfarë do t’u kërkoj lojtarëve për ndeshjen ndaj Ajaxit

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 10:50
Trajneri i Real Madrid, Santiago Solari

Sot në orën 21:00 Real Madrid do të luajë në transfertë ndaj Ajaxit e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Champions Leagues.

Trajneri i Real Madrid, Santiago Solari pretendon se do të futë në fushë ekipin e njëjtë që mori sukses ndaj Atletico Madrid.

“Shpresoj që ekipi të luajë me seriozitetin që shfaqi tri ditë më parë dhe këtë do të mundohem t’u them edhe lojtarëve,” shprehet Solari për gazetarët.

“Nuk mendoj se Ajax po kalon një periudhë të keqe teksa po luan një sezon të mirë dhe ka lojtarë me potencial”

Sergio Ramos do të luajë ndeshjen e 600-të si mbrojtësi i Real Madrid dhe Solari i ka thurur elozhe kapitenit të “Los Blancos”.

“Ai ka një karakter të mrekullueshëm dhe është konkurrues, prandaj ka luajtur aq shumë ndeshje. Shpresoj që të luajë sa më shumë ndeshje të tjera”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat