Silva: Më mungon Italia

Futboll

Silva: Më mungon Italia

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 11:23
Silva: Më mungon Italia

Sulmuesi i Sevilla, Andres Silva pranoi publikisht para medieve se i mungon Italia dhe Milani, por që të rikthehet sërish te kuqezinjtë duhet që t’i rezervohet një vend titullari në skuadër, përndryshe do zgjedhë të qëndrojë te në Spanjë, gjithnjë nëse Sevilla blen kartonin e tij.

“Më mungon Italia edhe pse e shkuara mbetet e shkuar. Gjërat mund të kishin shkuar ndryshe, por futbolli nuk është sport individual. Jam i lumtur për ecurinë e Milanit, janë në vend të katërt dhe po luftojnë me ekipe të forta, ky është objektivi kryesor”, tha sulmuesi spanjoll.

Ndër të tjera Silva tha se ai e ndjek futbollin italian sepse është lojtar i Milanit dhe nuk i dihet të ardhmes. Teksa shtoi se ka ndjekur sfidën e Interit kundër Lazio për Kupë. Lazio do jetë kundërshtari i tyre këtë të enjte për Europa League. 

“Nëse më kërkojnë që të zgjedh që të jem titullar me Sevilla apo të kthehem te Milan pa luajtur, dihet zgjedhje ime”, tha 23-vjeçari duke nënkuptuar se do zgjedhë klubin ku do i japin mundësi të luajë.

Në vijim Silva sqaroi se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, por për momentin po fokusohet te ndeshjet sepse në të kundër humbet përqendrimin.

Kujtojmë që Milani e bleu nga Porto për 38 milionë euro spanjollin dhe është lënë në huazim te Sevilla deri në fund të sezonit, me këta të fundit që kanë të drejtë të blejnë kartonin e tij. Në sezonin e tij të parë në La Liga, Silva ka shënuar 9 gola në 22 ndeshje, të gjitha si titullar. Dy gola ka shënuar në Copa Del Rey, ndërkohë që në Europa League nuk e ka shijuar ende golin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat