Rummenigge: Duhet të kujdesemi për interesin e tifozëve

Futboll

Rummenigge: Duhet të kujdesemi për interesin e tifozëve

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 14:36
Rummenigge: Duhet të kujdesemi për interesin e tifozëve

Karl Heinz Rummenigge ka deklaruar se ndeshjet në Ligën e Kampioneve duhen të transmentohen falas për publikun.

Ndërkohë ai ka deklaruar gjithashtu se kanali ZDF i cili nuk transmenton më ndeshje në Champions League ka humbur shikushmëria e këtij kompenticioni. Për Sport Bild, legjenda e klubit bavarez deklaron: "Kohët e fundit Sport Bild ka publikuar numrin e teleshikuesve: minus 84%, që kur Champions League nuk transmetohet më në ZDF. Duhet të bëjmë diçka, të gjejmë një marrëveshje në mënyrë që për periudhën e ardhshme, 2021-2024, të paktën një ndeshje, mundësisht një ndeshje e nivelit të lartë, të shihet falas nga tifozët". Bosi i Bayern-it shpjegon:  "Edhe drejtuesit e Dortmund, Schalke e Hoffenheim, që përfaqësojnë Bundesligën në Champions League këtë sezon, me shumë gjasa do ta mendojnë si unë.

Duhet të kujdesemi për interesin e tifozëve, duhet më shumë respekt për ta. E kam thënë gjithmonë: ne nuk jemi si në Angli, ku ndeshjet ka vite që transmetohen vetëm në televizionet me pagesë. Kemi kulturë tjetër futbolli dhe kjo duhet marrë parasysh". Rummenigge e sheh si një problem edhe për sponsorët:  "Televizionet me pagesë ofrojnë kontratat më fitimprurëse në tregun e televizioneve, por nuk duhet të harrojmë se edhe kontratat e sponsorizimit në Champions League janë shumë fitimprurëse. Nëse audienca bie me 84%, do të thotë që këta sponsorë nuk po shërbehen si duhet. Duhet një miks i drejtë mes TV me pagesë dhe atij falas, përndryshe Champions League do të pësojë dëme të mëdha për shkak të braktisjes nga sponsorët".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat