Maradona ka goditur me grusht gazetarët

Futboll

Maradona ka goditur me grusht gazetarët

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 15:34
 Maradona ka goditur me grusht gazetarët

Ish-ylli i futbollit argjentinas Diego Maradona ka goditur me grusht gazetarët, pasi ekipi i tij Doradosnuk arriti të promovohej në elitën e futbollit meksikan. 

Dorados e kishte fituar takimin e parë ndaj San Luis me rezultatin 1:0, por humbja 4:2 në finalen e dytë bëri që San Luis të priste biletën për në Kategorinë më të lartë të futbollit në Meksikë.

Një gjë që nuk është kapërdirë lehtë nga Maradona. Teksa ishte në koridoret e dhomave të zhveshjeve, "El Pibe d'Oro" shpërtheu ndaj gazetarëve, që i drejtuan atij disa pyetje thumbuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat