Reali fiton në Amsterdam, Tottenham dërrmon Dortmundin

Futboll

Reali fiton në Amsterdam, Tottenham dërrmon Dortmundin

Nga: K.G Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 21:02
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Real Madridi fiton në fund me rezultat 2:1 ndaj Ajaxit në Amsterdam, në ndeshjen e parë të tetës së finales në Champions League në futboll. Ndeshje e luftuar dhe fitore e madhe e madrilenëve. Vendasit ishin të pafat duke humb në fund. Në minutën e 60-të Karim Benzema shënon për 0:1, por Ziyech barazoi 1:1 në atë të 75-tën. Në minutën e 87-të Asensio shënon për fitoren 1:2 te Reali, duke krijuar epërsi të madhe për ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu. Tottenham fiton me rezultat 3:0 në përballje me Dortmundin. Fitore e madhe e spursave që iu jep qetësi të madhe për sfidën e kthimit. Një fitore me vlerë të madhe. Skuadra londineze me një këmbë është drejt rrethit tjeter. Fitore e madhe duke iu falëndëruar golave të Son në minutën e 48-të, Vertonghen në atë të 83-tën dhe Llorenten në minutën e 86-të.

Reali sërish në epërsi

87' Marco Asensio shënon për 1:2 për Real Madridin.

Live: Ajaxi barazon rezultatin me Realin

86' Tottenham dërrmon Dortmundin. Llorente shënon pwr 3:0.

83' Tottenham shton epërsinë dhe është afër fitores së madhe në ndeshjen e parë. Vertoghen thellon epërsinë 2:0.

75' Ziyech shkund portën e kampionit në fuqi të Evropës. Barazohet rezultati 1:1.

Reali në epërsi sikurse edhe Tottenhami

61' Reali në epërsi duke iu falënderuar golit të Karim Benzemas.

61' Ajaxi ende pa gola me Realin dhe Tottenham avancon me 1:0 kundër Dortmundit

Tottenham avancon

48' Tottenhami avancon me rezultat 1:0 ndaj Dortmundi. Autor i golit Son Heung-Min.

Live: Pa gola Ajax-Real dhe Tottenham-Dortmund

40' Anulohet goli i Ajaxit dhe rezultati është 0.0 me Real Madridin.

37' Ajaxi avancon me rezultat 1:0 ndaj Realit. Autor i golit Tagliafico.

35' Lojë e mirë por fatkeqësisht nuk ka gola.

 20' Vazhdon pa gola

11' Reali e Tottenham luftojnë të shënojnë sa më parë.

4' Pa gola në dy ndeshje dhe emocione të mëdha.

1. Fillojnë ndeshjet ku pritet rivalitet e gola.

Live: Në emocione të Championsit stadiumi ‘Johan Cruijff’ dhe ‘Wembley’  

Ndeshjet e Champions League si gjithmonë sjellin emocione të mëdha të dashamirët e futbollit, sidomos faza e nokautit!

Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet të tjera të tetës së finales, ajo në stadiumin “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam mes Ajax-it dhe Real Madridit kampion në fuqi i Evropës dhe në “Wembley” të Londrës takohen Tottenhami me Dortmundi.

Reali është favoritë, por në takimin tjetër gjithçka është e paparashikueshme, por mos të harrojmë se Ajaxi din edhe të befasojë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat