Zidane mund ta marrë drejtimin e Chelseat

Futboll

Zidane mund ta marrë drejtimin e Chelseat

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 00:30
Zidane

Chelsea është duke e konsideruar si opsion, që nëse e shkarkon Maurizio Sarrin, në vendin e tij ta emërojë si trajner francezin Zinedine Zidane, që kaloi sukses të jashtëzakonshëm me Real Madridin.

Sarri është duke u kritikuar shumë në dy muajt e fundit për shkak të formës së dobët, nëpër të cilën po kalon skuadra e tij, e sidomos për disfatën e pësuar nga City, 6:0.

Zidane me Real Madridin bëri historinë duke fituar tre tituj rresht në Ligën e kampionëve, diçka që nuk është arritur nga asnjë skuadër tjetër në periudhën e re të “Championsit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat