Man Utd me transferim 100 milionësh

Futboll

Man Utd me transferim 100 milionësh

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 09:26
Man Utd me transferim 100 milionësh

Manchester United po mendojnë për realizimin e një tjetër transferimi 100 milionësh.

‘Djajtë e Kuq’ janë prag eliminimit nga Liga e Kampionëve pas humbjes 0-2 nga PSG në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve, dhe mbetja larg dy pozitave të para në Premierligë, kanë bërë që drejtuesit e Manchester United të mendojnë seriozisht për afrimet në afatin e ardhshëm kalimtar.

‘The Sun’ shkruan se skuadra nga ‘Old Trafford’ janë të vendosur në transferimin e talentit të Benfica, Joao Felix, i cili mund t’ju kushtoi deri në 100 milionë euro.

Mesfushori Felix është vetëm 19 vjeçar, dhe po cilësohet si ylli i së ardhshmes në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat