Përleshje mes tifozësh

Futboll

Përleshje mes tifozësh

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 10:43
Përleshje mes tifozësh

Një grup ultrasish të Lazios sulmuan tifozët e Sevilla në qendër të Romës, të mërkurën mbrëma.

Së paku katër njerëz u plagosën. Një nga tifozët spanjollë u transferua në spitalin “Santo Spirito” në gjendje të rëndë.

Sulmi ndodhi rreth orës 21:30, në prag të duelit të Europa League, ndërmjet Lazios e Sevillas.

Sipas mediave italiane tre persona kanë mbetur të plagosur me mjete të mprehta dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por raportohet se dy prej tyre (një spanjoll dhe një anglez) janë në gjendje më të rëndë.

Michele Galvani, gazetar i “Il Mensaggero”, e përshkroi momentin në fjalë: “Ishte si një luftë. Ne pamë dhjetëra të rinj të veshur me të zeza, me helmeta mbi koka dhe shkopinj në duar. U përleshën para një restoranti dhe kur mbërriti policia, ata kishin ikur”.

Ultrasit e Lazios kanë qenë protagonistët e dekadave të fundit të shumë veprimeve fashiste dhe raciste, brenda dhe jashtë stadiumit të tyre.

Ideologjia e tyre është në kundërshtim rrënjësor me atë të “Biris Norte”, ultrasit e Sevilla, ndaj kjo mund të ketë qenë arsyeja kryesore për incidentet e së mërkurës në kryeqytetin italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat