Sherr me thika dhe tifozë të plagosur rëndë

Futboll

Sherr me thika dhe tifozë të plagosur rëndë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 10:47
Sherr me thika dhe tifozë të plagosur rëndë

Dhuna ka goditur sërish futbollin europian. Një sherr masiv ka përgjakur Romën, në prag të sfidës mes Lazios dhe Sevillës të vlefshëm për Europa League.

Tifozët e të dy skuadrave janë përplasur me njëra-tjetrën në një sherr që ka degjeneruar me shkopin dhe thika. Raportohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve 1 italian, 1 anglez dhe një spanjoll. Këta 2 të fundit janë në gjendje të rëndë.

Lufta përfshiu rreth 40 persona dhe ndoshta arsyeja ka qenë kalimi i tifozëve spanjollë pranë një klubi të frekuentuar nga ultrasit lacialë. Mediat italaine raportojnë se autorët e sulmit kanë qenë të maskuar, ndërsa policia po heton ngjarjen e ndodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat